Kosova

Kurti flet për takimin me drejtorin e CIA-s: Një dëshmi e përkushtimit të SHBA-së për Kosovën

Shkruar nga Liberale

Kurti flet për takimin me drejtorin e CIA-s: Një dëshmi e

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sot për takimin që pati javën e kaluar me drejtorin e CIA-s, Ëilliam Burns, në Prishtinë.

Kryeministri Kurti theksoi se takimi ka shkuar mirë, ndërsa shtoi se vizita e tij në Kosovë është dëshmi e përkushtimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sigurinë dhe paqen në Kosovë.

“Takimi ka shkuar shumë mirë dhe natyrisht që ne kemi bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe me këtë institucion tejet të rëndësishëm të inteligjencës dhe sigurisë para së gjithash nëpërmjet Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Unë e falënderoj shefin e CIA-s William Burns, i cili vizitoi vendin tonë dhe kjo është edhe një dëshmi tjetër e përkushtimit dhe kujdesit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sigurinë edhe parandalimin e çfarëdo kërcënimi të sigurisë për Republikën tonë në kuadër të marrëdhënieve bilaterale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe të paqes dhe stabilitetit e sigurisë rajonale në Ballkanin Perëndimor”, tha Kurti.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH