Kosova

Kryeministri Kurti pret në takim zyrtarin e lartë amerikan O’Brien

Shkruar nga Liberale

Kryeministri Kurti pret në takim zyrtarin e lartë amerikan

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur në Qeverinë e Kosovës, Ndihmës Sekretarin për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan, James C. O’Brien të shoqëruar me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier.

Hera e fundit kur Kurti u takua me O’Brien ishte në New York më 27.09.2024.

O’Brien ka ardhur i shoqëruar nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Po ashtu, së bashku me të në këtë vizitë do të jetë edhe Drejtoresha e Përgjithshme për Evropën në Shërbimin Evropian për Punë të Jashtme, Angelina Eichhorsta.

O’Brien, në një intervistë për transmetuesin publik kërkon që të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë të respektohen.
Ai tha se sa i përket themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe është e rëndësishme që të respektohen marrëveshjet. Në këtë drejtim, ai tha se duhet që në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës të kalojë një draft-statut për Asociacionin.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH