Kosova

Kreu operacionin e vështirë jashtë vendit, deputetja shqiptare tregon për gjendjen shëndetësore: Më duhet pak kohë... 

Shkruar nga Liberale

Kreu operacionin e vështirë jashtë vendit, deputetja shqiptare

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu, ka njoftuar se po kthehet në Prishtinë pas disa javësh që ka qëndruar jashtë vendit, ku edhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Ajo ka bërë me dije se është mirë dhe se i duhet ende kohë për t’iu kthyer normalitetit. Gjithashtu Musliu ka falënderuar të gjithë njerëzit që i qëndruan afër në momentet e vështira. 

“Pas pesë javësh po kthehem në Kosovë! Falë Zotit jam mirë edhe pse me duhet ende kohë për tu kthyer në normalitetin e jetes, aktivitetin dhe punën time të përditshme!  Mirënjohëse pa fund, falenderuese deri në përulësi për secilën dhe secilin që në çfarëdo forme ishte me mua gjatë tërë kësaj kohe! Zoti ju bekoftë! FALEMINDERIT”, ka shkruar ajo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH