Erona Cokli, 21-vjeçe, u vra nga bashkëshorti i saj, Valon Aliu, 36-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ndërkohë që drejtoresha për Punë Sociale, Adelina Rexhepi tregoi shkurtimisht se si nisi konflikti.
Rexhepi tha se i dyshuari për vrasjen e Coklit kishte shkuar për ta marr fëmijën e tij dhe se nuk kishin konflikte me bashkëshorten, por me tu kthyer sërish te qendra kanë filluar konflikti, i cili përfundoi me vrasje.
“Realisht nuk kanë pasur konflikte, ka ardh bashkëshorti për ta marr fëmijën e tij nga ora 13:00, ka diskutuar me ata të qendrës për punë sociale, e ka marr djalin dhe ka dalë jashtë, është kthy prapë dhe është takuar jashtë institucionit me bashkëshorten e tij dhe të dy bashkë kanë ardhur prapë në qendër dhe nga aty ka filluar konflikti. Kanë qenë partnerë pa kurorë dhe kanë bërë kërkesë për divorc”, tha Rexhepi.