Kosova

Ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj nuk do të ekstradohet, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Apelit

Shkruar nga Liberale

Ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj nuk do të

Gjykata e Lartë ka rrezuar kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për ekstradimin e Dritan Goxhajt.

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Përgjithshëm që rrëzoi kërkesën për ekstradim të Goxchajt, prokuroria iu drejtua me rekurs Gjykatës së Lartë. Por gjykata vendosi mos pranim të rekursit duke lënë në fuqi vendimin e Apelit.

Një vit më parë konkretisht më 31 korrik, Dritan Goxhaj u arrestua për qëllime ekstradimi. Procesi gjyqësor i tij zgjati mbi 70 ditë dhe Gjykata e Apelit vendosi mos ekstradimin e Goxhajt, madje arrestimi i tij u shpall i paligjshëm.

Dritan Goxhaj u arrestua  me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata Speciale e Kosovës me qëllim ekstradimin e tij në Hagë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH