Kosova

Ironia e zv.Kryeministrit të Kosovës, e quan Ramën “ndërkombëtar”

Shkruar nga Liberale

Ironia e zv.Kryeministrit të Kosovës, e quan Ramën

Zv.kryeministri i Kosovës Besnik Bislimi e ka cilësuar Edi Ramën si “ndërkombëtar” në një intervistë për Koha TV, kur është pyetur nëse është komunikuar me kryeministrin e Shqipërisë për të përçuar qëndrimet e Prishtinës në SHBA. Kësaj pyetje Bislimi i është përgjigjur duke thënë se “nuk na vijnë ne ndërkombëtarë nga shtetet e tjera për t’u komunikuar ne qëndrimet tona SHBA-ve”.

Deklarata ironizuese e Bislimit duket se vjen pas qëndrimeve “si ndërkombëtar” të mbajtura nga Edi Rama për Kosovën. Shpeshherë në takime ndërkombëtare, kryeministri shqiptar ka bërë më shumë avokatinë e Serbisë sesa të Kosovës.

Keni komunikuar me Ramën për të sqaruar keqkuptimet për qëndrimin e njëanshëm mund t’i kushtojnë Kosovës?

Bislimi: Raporti i Kosovës me SHBA-në është i ndërtuar mbi principe, jo mbi kërcënime.

Deklarata të tilla nuk janë aspak shqetësuese?

Bislimi: Çdo deklaratë merr trajtimin e merituar, por qeveria nuk qeveris me kërcënime, por me politika dhe me ligje. Ne kemi një ambasador në SHBA dhe SHBA ka ambasadorin e saj në Kosovë. Nuk na vijnë ne ndërkombëtarë nga shtete të tjera për t’i komunikuar qëndrimet tona SHBA-ve. Kurti ka linjë të drejtë komunikimi me zotin O’ Brian.

Jeni përpjekur që përmes kryeministrit Rama t’i sqarohet ky qëndrim sekretarit Blinken?

Bislimi: Ka një tendencë që Kosova të shihet nga prizmi ndërkombëtar nga dy ekstreme. Ekstremi i parë është që Kosova nuk ka kapacitete të marrë vendime autonome. Nga ana tjetër t’i vendosen standarde të tilla ku Kosova nuk ka mundësi të tregojë nivele të ndryshme të performancës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH