Kosova

INTERVISTA e parë e Ibrahim Rrugovës pas Çlirimit të Kosovës, kur fliste për UÇK-në, Thaçin, Qosjen dhe Milosheviçin!

Shkruar nga Liberale

INTERVISTA e parë e Ibrahim Rrugovës pas Çlirimit të

Dijana Toska është gazetarja që mori intervistën e parë të presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova pas luftës në tetor të vitit 1998.

Kjo dalje u zhvillua në Radio Televizionin e Prishtinës, teksa ai iu përgjigj disa pyetjeve të dërguara nga qytetarët e vendit.

“Mysafir në emisionin e sotëm është Dr. Ibrahim Rugova, Kryetar i Republikës së Kosovës, i zgjedhur dy herë me vota të drejtpërdrejta nga elektorati kosovar, dhe Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë post-komuniste në Kosovë”, u shpreh në hyrje të intervistës, gazetarja Toska.

“Natyrisht, edhe unë me ju ndjej një gëzim të madh dhe mund të themi se kemi një festë të vogël përkundër festës së madhe pas lirisë së Kosovës dhe kthimit të popullit në Kosovë, dhe Kosovës që është sot plot me njerëz. Prandaj, urime dhe start të mirë dhe do të keni edhe përkrahjen tonë dhe të institucioneve të Kosovës, dhe sigurisht edhe më gjerë të popullit”, u shpreh në hyrje të intervistës, presidenti Rugova.

Një prej pyetjeve që iu bë atij ishte nëse do të zhvillonte homazhe te familja Jasharai, ku ai përgjigjet:

“Së shpejti do të shkoj, natyrisht homazhet i kam bërë që vitin e kaluar, kam shpall ditë zie për masakrat që ka ndodhur në Prekaz, Qirez e të tjera. Ka akoma shumë punë, sa do të fillojë vizitat në Prekaz dhe vende të tjera të Kosovës” – ka thënë ai.

Teksa e pyet për Millosheviçin dhe takimin që pati me të se si qëndron e vërteta dhe pse kur Presidenti Rrugova ndodhej në Itali nuk sqaroi pozicionin e tij ai përgjigjet:

"E vërteta është se me dëshirë nuk kam shkuar atje. Të mos harrojmë që kjo ështe pyetja e 1000 apo 2000 që më është bërë për këtë çështje, prandaj duhet të tregojmë pak njerëzi ashtu siç ka treguar populli i Kosovës ndaj saj. Un isha këtu, ju e dini, me familjen time, i burgosur në prishtinë apo në një kasaphane, falë disiplinës së familjes edhe miqve ndërkombëtarë arrita të dal, pëndryshe do të kishim mbaruar si të gjithë kosovarët e tjerë. Kjo është e vërteta dhe se di çfarë kërkon tjetërkush ndaj kësaj. Kërkoj një mirëkuptim njerëzor ndaj kësaj çështje. Ska asgjë sekrete aty, nuk kam shkuar me dëshirën time dhe nuk kam hequr asnjë nga qëllimet që i kam mbrojtur, që i kam vënë para vetes, i ka vënë populli i kosovës, po flas si kryetar i kosovës dhe ato në të cilat po punojmë sot dhe do punojmë në të ardhmen."

Rugova në intervistë është pyetur edhe për raportet me Thaçin, ku thotë se: “Në përgjithësi janë të mira, Thaçi e të tjerë nuk kanë qenë këtu në jetën normale, tash jemi në një jetë normale, është një epokë e re për Kosovën. Të gjithë jemi tash në Prishtinë, edhe Thaçi edhe Bukoshi edhe të tjerët. Gjithnjë e më shumë do të bashkohemi të punojmë, është një unitet dhe nuk duhet t'i frymë përçarjes."

I pyetur për raportin e tij me Rexhep Qosjen, Ibrahim Rrugova shprehet se raportet midis tyre kanë qënë të mira, raporte pune te mira. Mund te kenë pikpamje te ndryshme ku ai thekson se i rrespektonte pikëpamjet e Rexhep Qosjes ku përmend se në lidhje me interesat e Kosovës dhe pavarsisë së saj nuk kanë patur dallime por rreth orgnizimit sipas tij është normale të kishin dallime për mënyrën.

Për UÇK-në është shprehur se do të mbetet “një prej faqeve më të ndritshme”.

“UÇK do të mbetet ndër faqet më të ndritshme, ne kemi bërë edhe TMK-në, trupat mbrojtëse të cilat kanë marrë një numër të djemve të UÇK-së, do të jenë trupa civile momentalisht, që do t’i marrin edhe të rinjtë e tjerë të Kosovës që do të fitojnë disiplinë për jetë të rregullt, sepse trupat nuk janë vetëm për konflikte" – është shprehur ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova.

I pyetur për LDK dhe qëndrimet e saj Rrugova shprehet se "O ka pas LDK qëndrime të qarta o nuk ka pas tjetërkush. Të mos harrojmë, gjatë luftës edhe në UÇK, nuk dua t'i ndaj njerëzit sipas partive në të tilla raste por të LDK kanë marrë pjesë, kanë rënë, gjithashtu edhe masakrimi masiv i LDK që nga profesor Agani e tutje"

Faleminderit për intervistën!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH