Pas 5 vitesh, këtë të shtunë inaugurohet pas zjarrit shkatërrues Notre-Dame de Paris. Në një ceremoni madhështore Presidenti Manuel Macron ishte mikpritësi i 40 liderëve botëror. Në mesin e tyre nga Shqipëria inftuar nga Macron ishte edhe kryeministri Edi Rama që pritej të shoqërohej nga bashkëshortja Linda Rama.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e pranishme në Paris, ka publikuar edhe një fotografi duke shtrënguar duart me presidentin e Amerikës, Donald Trump. Presidentja Osmani është takuar me presidentin Trump në ceremoninë e rihapjes së Katedrales ‘Notre Dame’ në Paris.
Me të mbërritur sot në Elysee, Donald Trump vlerësoi "marrëdhëniet e shkëlqyera" me Emmanuel Macron. Ndërsa presidenti francez, nga ana e tij, tha se ishte "një nder i madh" të priste presidentin e zgjedhur amerikan në ceremoninë e rihapjes së Notre Dame. Përpara se të "izoloheshin" në sallat e Elysee për një bisedë private, Trump dhe Macron shkëmbyen disa batuta para gazetarëve. Presidenti francez kujtoi se Trump "ishte president" në vitin 2019, "kur flakët shpërthyen në katedrale".
"Më kujtohet solidariteti i tij dhe reagimi i tij i menjëhershëm”,- tha Macron për Trump.
Nga ana e tij, Trump kujtoi “momentet e mira” dhe “suksesin” e marrëdhënieve franko-amerikane gjatë mandatit të tij të parë në Shtëpinë e Bardhë.