Kosova

I vihet FLAKA makinës së KRYETARIT të Komunës në Veri, çfarë dyshon Policia?

Shkruar nga Liberale

I vihet FLAKA makinës së KRYETARIT të Komunës në Veri,

Kryetarit të Kuvendit Komunal të Leposaviçit, Gorski Buriç i është djegur makina.

Ngjarja është konfirmuar edhe nga policia e Kosovës, e cila sqaron se incidenti ka ndodhur në orën 04:20 të 28 janarit.

“Në afërsi të makinës, te motori është hasur një shishe plastike dhe një leckë e lyer me benzinë dhe që dyshohet se është vendosur si ndezës për ta djegure veturën”, u tha në njoftim.

Policia shtoi se po ndërmerr të gjitha veprimet për të hetuar këtë rast që është iniciuar si “zjarrvënie”.

Ende nuk dihet motivi i këtij incidenti. Por, në të kaluarën, në komunat në veri të Kosovës – Leposaviç, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut – ishin djegur apo dëmtuar vetura me targa RKS.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH