Kosova

Sulmi në Zubin Potok/ Kurti takohet me patrullat e FSK-së: Të përkushtuar për garantimin e mirëqenies së qytetarëve!

Shkruar nga Liberale

Sulmi në Zubin Potok/ Kurti takohet me patrullat e

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se një nga vendimet e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët e para të mëngjesit të sotëm ka qenë edhe angazhimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në patrullime dhe vëzhgim të pikave të infrastrukturës kritike në vende të ndryshme në Kosovës.

Në një postim në rrjetet sociale, Kurti shkruan se patrulla të FSK-së janë vendosur në regjionin e Obiliqit dhe Vushtrrisë.

 “Ndër vendimet e dala nga mbledhja e Këshilllit të Sigurisë, që e mbajtëm në orët e para të mëngjesit ishte angazhimi i FSK-së në mbështetje të autoriteteve civile përmes detyrave të patrullimeve dhe vëzhgimit të pikave të infrastrukturës kritike në lokacione të ndryshme në Kosovë.

Pas vizitës në Varagë të Zubin Potokut, kësaj radhe me ministrin e Mbrojtjes, Maqedonci ishim në pikat statike dhe patrullat ushtarake të vendosura në regjionin e Obiliqit dhe Vushtrrisë. Jemi të përkushtuar për garantimin e sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH