Kosova

Hovenier mirëpret vendimin e Qeverisë për Manastirin e Deçanit

Shkruar nga Liberale

Hovenier mirëpret vendimin e Qeverisë për Manastirin e

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatimin e vendimit të Kushtetueses lidhur me Manastirin e Deçanit.

Ai në një postim në rrjetin social X ka shkruar se ky vendim demonstron përkushtimin e Kosovës për të ruajtur sundimn e ligjit dhe pavarësinë e gjyqësorit.

Siç tha sot në mëngjes zëvendësndihmës sekretari Gabriel Escobar, vendimi i sotëm për Manastirin e Deçanit ishte një hap i domosdoshëm dhe falënderojmë liderët kosovarë për përpjekjet e tyre për ta çuar këtë përpara”, ka thënë ai.

Kryeministri Albin Kurti sot ka deklaruar se i kanë kërkuar Agjencionit Kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me tokën rreth Manastirit të Deçanit.

Ai ka thënë se këtë vendim e ka marrë për ta hequr si kusht për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH