Kosova

HISTORI SUKSESI/ Rrëfehet Flutura Mazreku, shqiptarja analiste në qeverinë e Kanadasë: Burri im kanadez pëlqen ushqimet tradicionale

Shkruar nga Liberale

HISTORI SUKSESI/ Rrëfehet Flutura Mazreku, shqiptarja analiste në

Flutura Mazreku, një vajzë e suksesshme nga Rahoveci i Kosovës që shërben si analiste politike në Qeverinë e Kanadasë. Familja e saj emigroi drejt Kanadasë në vitin 1999, duke u rikthyer sërish në vitin 2000 në Kosovë kur mbaroi dhe lufta. 

Sot në një lidhje me Skype në "Shqipëria Live", ajo ka treguar se e kishte ëndërr që në dasmën e saj të vishte fustanin e nusërisë së të ëmës, por ai nuk ekziston më sepse u shkatërrua gjatë luftës.

HISTORI SUKSESI/ Rrëfehet Flutura Mazreku, shqiptarja analiste në

E reja rrëfen se ka qenë shumë i vështirë largimi nga Kosova dhe ambientimi në Kanada, por ka pasur vëllain dhe motrën pranë që ia bënë më të lehtë.

Ndër të tjera Flutura Mazreku ka folur edhe për të fejuarin e saj kanadez i cili është një deputet në parlamentin e Kanadasë.

HISTORI SUKSESI/ Rrëfehet Flutura Mazreku, shqiptarja analiste në

35-vjeçarja tha se ai tenton prej disa vitesh të mësojë shqipen, por është shumë gjuhë e vështirë. Atij i  pëlqejnë tepër ushqimet tradicionale shqiptare, ku ndër to janë fasulet, lakrat me mish, pitet, flija etj.

HISTORI SUKSESI/ Rrëfehet Flutura Mazreku, shqiptarja analiste në

Pjesë nga biseda: 

Erjona Rusi: Mesa di partneri jot po mëson pak shqipen apo jo?

Flutura Mazreku: Po ka tentuar që disa vite, por gjuha shqipe është shumë e vështirë për t’u mësuar. Di disa fjalë elementare, si mirëmëngjesi, të dua. Ushqimi shqiptar i pëlqen tepër, sa herë që e vizitojmë mamin, mami gjithmonë gatuan diçka tradicionale shqiptare, i pëlqejnë pitet shumë.

I kemi dhënë edhe fli me saç para disa muajve, lakra me mish, fasule, krejt ushqimet shqiptare i pëlqen. Këtë verë kemi në plan të kalojmë muajin e mjaltit në Kosovë edhe do vizitojmë Shqipërinë.

Erjona Rusi: Do bëni dasmën këtë vit?

Flutura Mazreku: Po.

Erjona Rusi: Do e bëni në Kanada apo edhe në Kosovë.

Flutura Mazreku: Në Kanada, në Kosovë do bëjmë vetëm muajin e mjaltit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH