Kosova

Gjuriç sulmon Osmanin: Demaskoi agjendën e “Shqipërisë së madhe”, s’e japim Kosovën

Shkruar nga Liberale

Gjuriç sulmon Osmanin: Demaskoi agjendën e

Serbia nuk do të pranojë kurrë “marrjen” e Kosovës”, pjesë kyçe e territorit tonë! Është zotimi i ministrit të jashtëm serb Marko Gjuriç, i cili thotë nuk bëhet fjalë vetëm për 13 përqind të tokës së tyre, por edhe për zonën ku u varrosën perandorët dhe mbretërit serbë, e po ashtu u hodhën themelet e shtetit.

Në një intervistë për mediat lokale, shefi i diplomacisë së Beogradit shpreh besimin se në të ardhmen do të gjendet një zgjidhje kompromisi lidhur me marrëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve.

Sakaq, Gjuriç sulmoi presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila sipas tij, me rastin e 25vjetorit të nënshkrimit të marrëveshjes së Kumanovës kishte folur për një moment të madh në historinë e popullit shqiptar, duke shpalosur agjendën e “Shqipërisë së madhe”.

“Jam i gëzuar që ajo vetë e demaskoi agjendën e saj për “Shqipërinë e Madhe”, e cila tregon qartë se edhe një çerek shekulli më parë nuk bëhej fjalë për krijimin e një shteti liberal, modern e demokratik. Bëhet fjalë për “momentin më të rëndësishëm në historinë e popullit shqiptar”, pra për krijimin e parakushteve për formimin e një “Shqipërie të Madhe”. Është mirë që kanë rënë maskat!”.

Ministri i jashtëm serb fajësoi kryeministrin Kurti për ngrirjen e dialogut, siç u shpreh, duke i kërkuar bashkësisë ndërkombëtare vendosjen e sanksioneve ndaj tij.

“Shpresoj që fillimisht të ketë sanksione për Kurtin, i cili vazhdimisht shkel të gjitha marrëveshjet dhe zbaton në mënyrë të vazhdueshme dhe të dhunshme gjithçka që ka parashtruar në kohën kur ishte aktivist dhe lider studentor dhe që ka të bëjë me agjendën e “Shqipërisë së Madhe”.

Sipas tij është e rëndësishme që vendet e Quintit të dalin kundër Kurtit, pasi siç pretendoi mbijetesa e serbëve në Kosovë është e kërcënuar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH