Kosova

Gjermania paralajmëron Prishtinën: Rrezikoni të përjashtoheni nga CEFTA

Shkruar nga Liberale
Gjermania paralajmëron Prishtinën: Rrezikoni të

Në prag të 10-vjetorit të Procesit të Berlinit ndaj Kosovës “ekziston kërcënimi” siç ka thënë presidentja Vjosa Osmani, për përjashtimin e Kosovës nga nismat rajonale në kuadër të këtij procesi.

Pas ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde e të dërguarit të po këtij vendi për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, tashmë edhe ministrja gjermane i ka riktheksuar thirrjet e shtetit të saj për zhbllokimin e CEFTA-s nga Kosova.

Ministrja gjermane e Shtetit për Europën, Anna Luhrmann këto ditë ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Kosovë.

Përmes një shkrimi në rrjetin social “X”, ajo ka shpërndarë një fotografi me kryeministrin Albin Kurti.

“Bllokimi i organizatës rajonale CEFTA rrezikon të dështojë Procesin e Berlinit dhe gjithashtu të parandalojë më tej në bashkëpunimin tonë rajonal”,  ka deklaruar Anna Luhrmann.

Ndërkohë, ditë më parë, emisari gjerman, Manuel Sarrazin ka thënë se do të jetë e vështirë për Kosovën që t’i bashkohet Planit të Rritjes të Bashkimit Evropian si dhe ka përmendur mundësinë e përjashtimit nga nismat rajonale në kuadër të Procesit të Berlinit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH