Kosova

Gjendet i pajetë në rrethana të paqarta në banesë, prokuroria urdhëron ti bëhet autopsia

Shkruar nga Liberale

Gjendet  i pajetë në rrethana të paqarta në banesë,

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjakovë.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Mjekësinë Ligjore, e cila pritet të zbardhë shkakun e vdekjes.

“Gjakovë 17.08.2024, 06:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH