Gazetarja Arbana Xharra ka refuzuar daljen në disa ekrane për të analizuar inagurimin e Presidentit, Donald Trump, pasi tha se ka pasur një incident. Ajo theksoi se përfundoi në spital me një brinjë të thyer.
Postimi i gazetares:
“Po më vjen keq prej kolegëve në Tv në Kosovë dhe Shqipëri, që s'kam mundur t'ju përgjigjem thirrjeve për intervistë me rastin e inaugurimit të presidentit Trump. Më 8 janar kam pasur një aksident në shtëpi duke luajtur me fëmijët. Duke dashur të frikësoj Artin, kam hipur mbi një kuti të rrobave dhe kam rënë, e kam thy një brinjë dhe lëndu mushkërinë.
“Kam qenë për disa ditë në spital, por kam shpëtuar mirë kësaj here. Një nënë si unë, që nëpër shtëpi nuk dallon prej budallekive tẽ fëmijëve e saj. Kjo është Arbana, axhami nanë.”