Tashmë jemi në fillim të muajit nëntor, por duket se kushtet atmosferike po shfaqin ndryshime të menjëhershme në Kosovë, ku reshjet e borës kanë mbërritur më herët se zakonisht.
Mediet kosovare raportojnë se dëbora ka mbuluar tashmë disa zona kodrinoro-malore, përfshirë fshatin Meheti në komunën e Podujevës, si dhe Printën e Fushë-Kosovën.
Disa pjesë të Gërmisë gjithashtu janë mbuluar nga bora e parë e sezonit, duke ofruar pamje fantastike që janë ndarë nga qytetarët në rrjetet sociale.