Personat në foto janë dy të rinjtë që u vranë me armë zjarri në një lokal në Klinë të Kosovës një natë më parë.
Mediet në Kosovë raportojnë se viktimat janë kushërinjtë Albison Shlivova dhe Rexhep Shlivova, ndërsa autori Jon Hoti është djali i ish-kandidatit të LDK-së për kryetar të Klinës, Besim Hotit. Ai është arrestuar nga Policia.
Viktimat dhe autori dyshohet se kishin një konflikt të mëparshëm dhe kjo dyshohet të jetë edhe shkaku i tragjedisë.