Kosova

NGJARJE HISTORIKE/ 25 vite nga marrëveshja e Kumanovës, ish-Jugosllavia nënshkruan kapitullimin që i hapi rrugë çlirimit të Kosovës

Shkruar nga Liberale

NGJARJE HISTORIKE/ 25 vite nga marrëveshja e Kumanovës,

Më 9 qershor 1999 merr fund zyrtarisht Lufta e Kosovës. Republika Federative e Jugosllavisë dhe NATO nënshkruajnë një traktat paqeje (Traktati i Kumanovës), sipas të cilit, forcat jugosllave pranojnë të tërhiqen nga Kosova për t'i hapur rrugën një pranie ndërkombëtare.

Lufta e Kosovës zgjati nga 28 shkurt 1998 deri më 11 qershor 1999 – ishte një luftë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), me mbështetje ajrore nga Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), kundër forcave jugosllave.

Bombardimet e NATO-s ndaj caqeve serbe kishin filluar pas dështimit të përpjekjeve të gjata diplomatike që ishin bërë për të ndaluar luftën, krimet dhe spastrimin etnik ndaj shqiptarëve.

NGJARJE HISTORIKE/ 25 vite nga marrëveshja e Kumanovës,

Për 78 ditë, sa zgjatën bombardimet e NATO-s ndaj forcave të regjimit të Sllobodan Millosheviç-it, llohariten të vrarë mbi 10 mijë shqiptarë, ishin zhdukur mbi 5 mijë të tjerë dhe ishin dëbuar mbi 1 milion nga territori i Kosovës.

Më 10 qershor, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Havier Solana, kishte dhënë urdhrin për ndalimin e bombardimeve, ndërsa Këshilli i Sigurimit të OKB-së miratoi Rezolutën 1244, ku u dërguan 37 mijë e 200 ushtarë të NATO-s nën emirin KFOR-it. Ushtarët që zbarkuan në këtë mision ishin nga 36 shtete, përfshi edhe shtete jo anëtare të NATO-s.

Rezoluta 1244, ndër të tjera, parashihte praninë ndërkombëtare të sigurisë, e cila do të ketë pjesëmarrje të konsiderueshme të forcave të NATO-s, duhet të vendoset nën një komandë dhe kontroll unik dhe të autorizohet për ta krijuar një ambient të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë, si dhe ta lehtësojë kthimin e sigurt të të gjithë refugjatëve dhe të personave të zhvendosur në shtëpitë e tyre.

Pas tri ditëve të nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, më 12 qershor të vitit 1999, forcat e NATO-s kishin hyrë në Kosovë.

Pas hyrjes së NATO-s, në Kosovë kishte filluar edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara UNMIK, i cili do të administronte vendin për një periudhë të caktuar kohore, gjë që kjo ndodhi deri më 17 shkurt të vitit 2008, kur u shpall pavarësia e Kosovës.

Nga qershori deri në shtator të vitit 1999 u bë shpërbërja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për t’u shndërruar në një mision tjetër të quajtur Trupat Mbrojtëse të Kosovës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH