Kosova

FOTO/ Escobar takon familjarët e Afrim Bunjakut, polici që u vra në krye të detyrës gjatë sulmit në Banjskë

Shkruar nga Liberale

FOTO/ Escobar takon familjarët e Afrim Bunjakut, polici që u vra

I dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në vizitën e tij të fundit në Kosovë, ka takuar familjen e efektivit të Kosovës, Afrim Bunjaku, që u vra nga paramilitarët serbë në Banjskë të Zveçanit në Shtator 2023.

Diplomati i lartë amerikan ka shprehur ngushëllime për humbjen e jetës së Bunjakut.

“Gjatë vizitës së Zëvendës Ndihmës Sekretarit (ZNS) Gabriel Escobar në Kosovë, ai kërkoi dhe ju dha kohë për tu takuar me të venë dhe djemtë e rreshterit të vrarë Afrim Bunjaku, të cilët shoqëroheshin nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha. ZNS Escobar, në prani të Ambasadorit të SHBA-së Jeffrey Hovenier, dhe Atasheut të DOJ-ICITAP-it Kimberly Riffe, shprehu ngushëllimet e tij të sinqerta familjes për humbjen tragjike të babait/bashkëshortit të tyre.

Ngjarja ishte shumë emocionuese dhe e përzemërt dhe personalitetet e larta i shprehën ngushëllimet e tyre familjes dhe Policisë së Kosovës,” thuhet në postim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH