Kosova

FOTO E DITËS: Prindërit e Hashim Thaçit në Hagë, për të vizituar djalin e tyre në burg (e ëma në karrocë)

Shkruar nga Liberale

FOTO E DITËS: Prindërit e Hashim Thaçit në Hagë,

Shumë nga drejtuesit e makinerisë serbe të luftës që vranë dhe masakruan mijëra njerëz të pafajshëm vetëm dhe vetëm se ata ishin shqiptarë dhe kërkonin liri, janë lënë të lirë madje gëzojnë edhe pushtet.

Nga ana tjetër, disa nga drejtuesit e UÇK-së janë nën akuzë për “krime” dhe të izoluar në qeli.
Një ndër ta është edhe ish-Presidenti Hashim Thaçi.

Pas një periudhe të gjatë që nuk e kishin parë birin e tyre, prindërit e ish-presidentit, Hashim Thaçi kanë shkuar sot në Hagë. Edhe pse nëna e tij e sëmurë ajo ka shkuar në karrocë për të takuar djalin.

Mësohet se nëna dhe babai i ish-presidentit janë futur në Qendrën e Paraburgimit në Hagë dhe qëndruan brenda deri në orën 16:00.
Për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore të nënës, Thaçi u lejua që të vinte më herët në Kosovë, por e pati të ndaluar që të takohej me dikë tjetër përveç nënës dhe babait.

Vizita e vetme dhe e fundit e prindërve të Thaçit në Hagë ishte më 8 qershor 2022.

Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, si ish-krerë të UÇK-së, po mbahen në paraburgim prej 5 nëntorit 2020.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH