Kosova

Fjalimi prekës i Presidentes Osmani, në Këshillin e Sigurimit: Fëmijët tanë janë djegur të gjallë nga serbët!

Shkruar nga Liberale
Fjalimi prekës i Presidentes Osmani, në Këshillin e Sigurimit:

Kujtimet e luftës janë në mendjet dhe shpirtrat tonë", tha Vjosa Osmani, në fjalimin e saj, mbajtur në Këshillinin e Sigurimit të OKB. 

“Nuk është Vuçiçi që shkon kundër anëtarësimit të Kosovës qëllimi është të tentojë të drejtat serbe në Kosovë, dhe që kjo të nodhë duhet të jetë avokati më i fuqishëm i Kosovës.Kujtimet e luftës janë në mendje dhe shpirtrat tona, për të shpjkeguar të vërtetën e botës, në memeorie na shfaqet, edhe pse ka përfunduar por vragat kanë mbetur përjetë.

Para 5 ditësh kemi shënuar 25 vjetorin e masakrës, një prej tyre ishte vetëm 14 vjeç kur u sulmua nga serbët. Asnjëherë nuk mund të harroj fëmijët që kanë qenë të gjallë kur janë djegur, policia u ka vënë zjarrin, shumë herë fëmijë të vegjël të moshës 6 mujore janë djegur për t’i zhdukur nga faqja e tokës vetëm se ishin shqiptarë.

Ata që kanë mbijetuar kanë mbetur me pak nga të dashurit e tyre, 53 viktimat i vendosën në një varr të vetëm, asnjë politikan s’është përkulur në varrin e tyre. Këto kanë ndodhur në çdo vend të vendit tonë, janë vrarë fëmijë, gra shtatzëna. Millosheviçi me propagandë ka kërkuar t’i zhdukë nga faqja e dheut. Asnjë masë nuk është marrë ndaj Serbisë”, tha Osmani.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH