Kosova

Çfarë po ndodh në VERI të Kosovës? Policia thirrje qytetarëve të mos udhëtojnë përmes Merdares

Shkruar nga Liberale

Çfarë po ndodh në VERI të Kosovës? Policia thirrje

Policia e Kosovës u ka kërkuar qytetarëve të vet të mos shfrytëzojnë pikën kufitare të Merdares me Serbinë, për shkak të protestave dhe bllokadave prej orës 12:00-15:00.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar i inkurajon qytetarët që të përdorin pika kalimesh të tjera kufitare për qarkullim.

QKMK kanë publikuar edhe disa numra kontaktues, siç thuhet në njoftim, për informata shtesë.

“Njoftohen të gjithë qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes Pikë Kalimit Kufitar në Merdarë, se në pjesën e SRB, për sot janë paralajmëruar protesta dhe bllokim të rrugëve, prej orës 12:00-15:00.Ju inkurajojmë që të përdorni PKK tjera për qarkullim.", njofton QKMK.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH