Pagëzimet në Kishën katolike të Llapushnikut
Kisha në fshatin Llapushnik të Drenasit është bërë qendër e atyre që dëshirojnë të konvertohen apo të pagëzohen në fenë katolike.
Nga fotot e ceremonive të pagëzimit të postuara në faqen zyrtare të kishës në Facebook, shihet se dhjetëra individë kanë zgjedhur të bëjnë këtë ndryshim gjatë kësaj vere.
Edhe më herët, në këtë kishë ka pasur konvertime kryesisht nga myslimanë, por edhe nga fe të tjera në katolikë.
Ndërtimi i kësaj kishe që është në një kodër të fshatit Llapushnik kishte ngjallur pakënaqësi tek një numër i madh i banorëve.
Madje pasi nisi ndërtimi, disa persona i prishën themelet, duke kundërshtuar ndërtimin e kishës në një vend që për shumë banorë ka simbolikën e luftës, sepse kanë qenë të vendosur ish-ushtarët e UÇK-së.