Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar para pak minutash në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen “Aktash” në Prishtinë.
Mediat në Kosovë bëjnë me dije se një person ka qëlluar me armë, pas një konflikti që ka pasur me një person tjetër.
Aktualisht nuk raportohet për të plagosur, ndërsa policia ka rrethuar zonën dhe po kryen hetime.
“Sot rreth orës 14:20, kemi marrë informatën për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ‘Gazmend Zajmi” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nuk ka persona të lënduar”, është thënë nga zëdhënësja e policies,Flora Ahmeti.
Dy ditë më parë, dy familje, Sekiraqa e Gashi u përplasën me armë dhe për pasojë një person humbi jetën dhe pesë të tjerë u plagosën.
Ndërkohë ditën e sotmë të shtënat janë regjistruar në Tiranë, në lagjen Don Bosko, ku janë plagosur dy persona.