Kosova

Epopeja UÇK, krerët e shtetit homazhe në memorialin e Adem Jasharit: Udhërrëfyes për të të gjithë brezat

Shkruar nga Liberale

Epopeja UÇK, krerët e shtetit homazhe në memorialin e Adem

Në ditën e dytë të Epopesë së UÇK-së krerët e shtetit kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe me kryeministrin Albin Kurti.

"Kemi ardhur këtu të shprehim përkujtimin e përjetshëm për familjen Jashari. Epopeja është e krenarisë e cila ka kthyer dinjitetin e popullit dhe simbolizonë lirinë. Familja Jashari do të mbetet udhërrëfyes për të gjithë brezat", tha Vjosa Osmani.

"Jemi këtu ti bëjmë nderimet tona. Në gjithë historinë tonë sakrifica e Jasharëve dhe lufta e UÇK-së përbëjnë ndër ngjarjet më të rëndësishme. Për sa kohë të ketë popull shqiptar do të jetë një vend ku jo vetëm përkulemi por edhe gjejmë frymëzim", tha Glauk Konjufca.

"Kthehemi  këtu që të përkujtojmë çmimin dhe rrënjët e lirisë. Secili duhet të vijmë në këtë vend që mos të harrojmë të kaluarën. Me përkulje dhe ndjenjë admirimi gjithmonë i jemi mirënjohjes familjes Jashari", tha Albin Kurti.

Prekazi u vizitua edhe nga shumë qytetarë të ardhur nga të gjitha viset shqiptare.

Që nga viti 1991 deri më 1998, Prekazi dhe Drenica ishin të rrethuar disa herë nga forcat policore, ushtarake e paraushtarake serbe, por sulmi kulmoi më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 ku u vranë 55 njerëz, 22 prej të cilëve familjarë të ngushtë të Adem Jasharit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH