Kosova

EMRAT/ Përplasje me armë zjarri mes dy fiseve në Prishtinë, një viktimë dhe pesë të plagosur

Shkruar nga Liberale

EMRAT/ Përplasje me armë zjarri mes dy fiseve në Prishtinë,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në Prishtinë, ku një konflikt mes dy familjeve, ka shkaktuar një viktimë dhe pesë të plagosur.

Përplasja me armë është regjistruar në orët e vona të së dielës, 1 shtator, në lagjen Aktash në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.

Mediet në Kosovë shkruajnë se në këtë përplasje janë përfshirë dy familje Sekiraqët dhe Capat, të cilët kanë pasur konflikte edhe më herët.

Viktimë ka mbetur shtetasi Premtim Gashi nga grupi i Capave.

Mësohet se ai ishte anëtar me shumë ndikim brenda grupit dhe s’kishte shumë kohë që ishte liruar nga burgu.

Gjithë konflikti dyshohet se lidhet me problemet që familja e Sekiraqës, ka pasur në vazhdimësi me familjen Capat në Prishtinë, të cilëve iu plagos një familjar para disa muajsh.

Nga familja Sekiraqa, mbeti i plagosur personi më me ndikim në grupin e tyre, Salih Sekiraqa, 47-vjeçar.

Bashkë me Sekiraqën, nga arma e zjarrit u plagosën edhe Korab Gashi (vëllai i Premtimit), Robert Llumnica (29-vjeçar), Fatos Abazi (35-vjeçar) dhe Valdrin Ademi (21-vjeçar), raporton Sinjali.

Ndërkohë, në gjëndje më të rëndë shëndetësore janë Llumnica dhe Ademi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH