Kosova

Ndodh në PRISHTINË/ Daja refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të, nipi e qëllon me thikë

Shkruar nga Liberale

Ndodh në PRISHTINË/ Daja refuzoi të kryente marrëdhënie

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku një person ka plagosur me thikë dajën e tij.

Sipas autoriteteve, konflikti mes nipit dhe dajës së tij ka ndodhur pasi i riu i ka kërkuar që të konsumonte drogë, e po ashtu të kryenin marrëdhënie seksuale së bashku. Pasi daja ka refuzuar, nipi e ka qëlluar me thikë. I riu është arrestuar, teksa Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Njoftimi i Gjykatës:

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji kundër të pandehurit A.N për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Gjykata vlerësoi se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, duke marr për bazë peshën e veprës penale si dhe mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra penale.

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri A.N, e ka ftuar viktimën në banesën e tij në Fushë Kosovë dhe nga i njëjti kishte kërkuar që të konsumojë substanca narkotike dhe të ketë marrëdhënie seksuale dhe pasi viktima ka refuzuar, i pandehuri e ka sulmuar me thikë në kokë duke i shkaktuar plagë shpuese dhe prerëse.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH