Kosova

E RËNDË/ E ftoi të konsumonte drogë dhe më pas tentoi ta p*rdhunonte, kosovari godet me th*kë në kokë të riun

Shkruar nga Liberale

E RËNDË/ E ftoi të konsumonte drogë dhe më pas

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Kosovë, ku një person ka tentuar të vrasë një shtetas tjetër, të gjinisë mashkullore.

Sipas policisë, fillimisht autori e ka ftuar viktimën të konsumojë lëndë narkotike , por viktima ka refuzuar. Më tej autori ka tentuar të kryejë me të marrëdhënie seksuale, çka sërish është refuzuar nga viktima. Autori e ka goditur viktimën me thikë kuzhine në kokë.

Mës pas i plagosuri është dërguar në QKUK, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

“VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË – Fushë Kosovë 05.05.2024-20:11. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të substancave narkotike, fillimisht e kishte joshur viktimën mashkull kosovar, që të konsumoj substancë narkotike, e pasi viktima kishte refuzuar të konsumoj, i dyshuari e kishte joshur (cytur) që të kryejnë marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së tij, dhe pasi edhe kësaj here viktima kishte refuzuar, i dyshuari me një thikë kuzhine, e kishte goditur viktimën në kokë , me ç’rast i shkakton lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, njofton policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH