Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Prishtinë, ku një grua raportohet se ka vrarë më armë zjarri kunatin e saj.
Sipas mediave kosovare, ngjarja në fjalë ka ndodhur në rrugën “Ismet Krasniqi”, për shkaqe ende të paqarta.
Po ashtu, raportohet se pasi ka kryer krimin, gruaja në fjalë, me iniciale N.M., është vetëdorezuar në polici.
“Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën për një vrasje që ka ndodhë në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka njoftuar zëdhënësja e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti
Ahmeti ka bërë me dije se aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të zbardhur dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast.
Ndërkohë, trupi i pajetë i të ndjerit, pritet të tërhiqet për t’ju nënshtruar autopsisë.