Kosova

E rëndë/ E zë orteku i borës sipër, vdes turistja në Brezovicë

Shkruar nga Liberale
E rëndë/ E zë orteku i borës sipër, vdes turistja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në Qendrën e Skijimit në Brezovicë.

Një shtetase e huaj e moshës 54-vjeçare, ka humbur jetën pasi një ortek dëbore e ka zënë sipër në një zonë të njohur si “Foleja e Shqiponjës”.

“Më datë 13.02.2024, rreth orës 15:35, kemi marrë një informacion se një person dyshohet se ka mbetur i vdekur gjatë skijimit në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, në vendin e quajtur ‘Foleja e Shqiponjës’. Dyshohet se shkak i këtij incidenti ka qenë rrëshqitja e një orteku të borës”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Edhe Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës, ka reaguar për rastin në fjalë.

“Sapo kemi pranuar një thirrje për ndihmë nga Patrolla e skijimit në Brezovicë, për një aksident orteku. Shpëtuesit tanë së bashku me Patrollën e Skijimit në Brezovicë e kan lokalizuar vendaksidentin dhe janë duke e zhvilluar operacionin e Kërkim-Shpëtimit”, thuhet në njoftimin e tyre.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH