Kosova

E rëndë/ Burri ther gruan para furrës së bukës në Fushë Kosovë pas një debati, arrestohet

Shkruar nga Liberale
E rëndë/ Burri ther gruan para furrës së bukës në

Një ngjarja e rëndë raportohet se ka ndodhur në Fushë Kosovë ku raportohet se një burrë ka therur me thikë bashkëshorten e tij, për motive akoma të panjohura. I dyshuari tashmë është arrestuar, ndërkohë që është zbuluar identiteti i tij.

Siç mëson Sinjali i dyshuari që përfundoi në prangat e Policisë është Salvatore Fardella, 53-vjeçar, shtetas i Gjermanisë, i cili ka goditur me thikë gruan e tij 42-vjeçare.

Rasti dyshohet se ka ndodhur në rrugën “Dardania”, në afërsi të një furre, ku pas një konflikti verbal, i dyshuari e sulmoi me mjet të mprehtë viktimën.

Gruaja që u godit nga burri është dërguar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare për trajtim mjekësor dhe sipas informacioneve që ka marrë Sinjali, gjendja e saj është stabile.

Në vendin e ngjarjes janë kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërsa Policia tashmë ka nisur hetimet me urdhër të Prokurorit të Shtetit

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH