Kosova

"E dashurove me shpirt", miqtë e Gjyljetës që u vra nga burri  përlotin me fjalët: Pse ta mori jetën aq shumë e deshe..? 

Shkruar nga Liberale

"E dashurove me shpirt", miqtë e Gjyljetës që u vra nga

Miqtë dhe të afërmit e Gjyljeta Ukelli, e cila u vra mizorisht mëngjesin e sotëm nga bashkëshorti në Pejë, kanë përlotur me mesazhet e ndara në rrjete sociale për mikeshën e tyre. 

Autor i dyshuar i vrasjes bashkëshorti është Edmond Lajçi. Çifti ishin prindër të tre fëmijëve.

"Lamtumire Dud ‘kështu te thërrisja prej dashnisë Gjyljeta Ukella, nuk te pata kunat por të desha si një motër të vogël, pastaj te pata edhe motër edhe shoqe, lamtumire Gjyljeta e bukur, ishe femër e rralle dhe shume e zonja. 

Edin e dashurove me shpirt me te gjitha te metat e tij , familjen e mbrojte nga vuajtja çdo herë, sakrificat dhe vuajtjet i more me vete, por pse ta mori jeten Edi qe aq shume e mbrojte dhe e dashte, por Gjyljeta ndoshta mendoj qe vuajtjet tua u mbyllen, tani pusho e qetë”, shkruan e afërmja e së ndjerës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH