Djali i ish-kandidates republikane për zgjedhjet presidenciale në SHBA, Nikki Haley ka reaguar pas deklaratave kërcënuese të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, ndaj Kosovës.
“Kosova i përket Shqipërisë!”, ka shkruar Nalin Haley në platformen “X”, krahas një videoje me deklaratat e Vuçiç.
Në mbishkrimin e saj thuhet se “24 orë pas nënshkrimit të marrëveshjes së sigurisë me Rusinë. Vuçiç i Serbisë njofton se do të pushtojë Kosovën në një kohë të përshtatshme për të”.
Kosovo belongs to Albania???????? ???????? https://t.co/iBsXFse3WK
— Nalin Haley (@Nalin_Haley) March 19, 2024