Kosova

DIALOGU/ Pas takimit me Vuçiç në Beograd, Lajçak vizitë sot në Kosovë

Shkruar nga Liberale

DIALOGU/ Pas takimit me Vuçiç në Beograd, Lajçak

I dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të vizitojë këtë të martë Kosovën, ku do të bisedojë me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, i cili është kryenegociator i Kosovës në dialogun e Brukselit.

Ndërkohë një ditë më parë, zyrari i lartë i BE-së ishte në Beograd, ku u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me të cilin përveç tjerash diskutoi edhe për hapat e ardhshëm në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Sipas zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Peter Stano, përfaqësuesi special i BE-së për dialogun, po i zhvillon këto vizita në Beograd dhe Prishtinë, në përpjekje për të çuar përpara dialogun.

“Bisedimet me presidentin Vuçiç në Beograd dhe me homologët kosovarë në Prishtinë, janë pjesë e mandatit të tij, janë pjesë e punës dhe përpjekjeve të tij të vazhdueshme në drejtim të ndihmës së të dyja palëve për të çuar përpara dialogun”, deklaroi Stano.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH