Janë pamjet, në të cilat shihet i dyshuari në rrugën “Enver Topalli” në Ferizaj, aty ku kreu një pjesë të krimit.
Autori i dyshuar, është arrestuar pas ngjarjes. Ai shihet teksa u shkon nga pas 2 vajzave të reja dhe i godet me thikë, e më pas plagos edhe dy të tjerë.
Dy vajzat e mitura kanë qenë mysafirë nga Podujeva dhe janë sulmuar teksa po qëndronin afër shtëpisë. Personi i dyshuar që tashme ndodhet në stacionin e policisë është Ekrem Sadiku, rreth 59 vjeçar.
Ndërkohë po ashtu ai ka qëlluar me thikë edhe dy djem të rinj, kalimtarë të rastit. Katër të plagosurit janë dërguar në spital, dy prej tyre në Prishtinë.
Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, është shprehur i tronditur nga sulmi me thikë i katër personave, prej tyre dy të mitur në këtë qytet. Ndërsa, drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka thënë se fëmija 10-vjeçare është në gjendje të rëndë. Nuk dihen ende motivet e krimit.
“Tronditës, lajmi për therjen e 4 qytetarëve – kalimtarë rasti në Ferizaj, dy prej të lënduarve të moshës minore e dy të tjerë të moshës madhore. Kryesi i këtij akti kriminal, brenda pak minutave është vënë nën prangat e Policisë. Tani drejtësia do të thotë fjalën e saj. Lutemi për shërimin e shpejt të të lënduarve! Përgëzime Policisë së Kosovës në Ferizaj për reagimin e shpejt e me profesionalizëm të lartë, duke shmangur zgjerimin e mëtejmë të këtij akti kriminal”, ka shkruar ai në rrjete sociale.