Kosova

Dasma kthehet në TRAGJEDI/ Polici ekzekuton me armë xhaxhain e bashkëshortit të Vjosa Osmanit

Shkruar nga Liberale

Dasma kthehet në TRAGJEDI/ Polici ekzekuton me armë xhaxhain e

Komuna e Ferizajt u trondit pasditen e djeshme, pasi dasma u kthye në tragjedi. Në oborrin e një restoranti ku po mbahej dasma, në fshatin Bibaj të Ferizajt, Festim Ramadani, zyrtar policie qëlloi me armë drejt një 89 vjeçari që dyshohet se është familjar i oragnizatorit të dasmës (në foto).

Viktima ështe Sadri Sadriu, 89-vjeçar, i cili u qëllua me armë zjarri jashtë oborrit të një restoranti. Mediat në Kosova raportojnë se viktima është Sadri Sadriu nga Lugina e Preshevës dhe mësohet se është xhaxhai i Prindon Sadriut, burrit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Pas krimit, të cilin e kreu gjatë kohës që nuk ishte në detyrë zyrtare autori i dyshuar u dorëzua në Polici.
Viktima u qëllua në parkingun e lokalit ku mbahej dasma.
“Polici nuk ka qenë në detyrë zyrtarë, jashtë detyrës zyrtare, ka qenë me rroba civile dhe me veturë civile ka kryer veprën në vendin e ngjarjes këtu para këtij lokali. Vrasja është kryer me armë zyrtare. Zyrtari policor është Festim Ramadani dhe viktima është Sadri Sadriu. Motivet nuk dihen ende. Nuk ka qenë pjesë e ahengut familjar”, tha policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH