Kosova

Bislimi: Kosovës t’i hiqen masat nga BE-ja dhe t’i jepet statusi i vendit kandidat

Shkruar nga Liberale

Bislimi: Kosovës t’i hiqen masat nga BE-ja dhe t’i jepet

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se Kosova i takon Bashkimit Evropian dhe se çdo vend demokratik brenda BE-së e di se Kosova është ndër vendet më demokratike në rajon.

Në takimin e 11-të Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Kosovë, Bislimi ka thënë se Kosova i është bashkuar vendeve që kanë vënë sanksione ndaj Rusisë.

“I jemi bashkuar sanksioneve kundër Rusisë. Kemi qenë të angazhuar edhe në planin e rritjes të Komisionit Evropian. Progresi demokratik nënkupton anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare. Nuk ka asnjë problem teknik që Kosovës t’i dërgohet pyetësori. Mosnjohja nga pesë shtetet nuk ka qenë problem për vendimin për vizat. Institucionet do të jenë të gatshme t’i përgjigjen këtij pyetësori. Çdo vend demokratik brenda BE e di se Kosova është një ndër vendet më demokratike në rajon”- ka thënë Bislimi.

Sipas Bislimit, përgjigjja e BE-së dhe e NATO-s ndaj kërcënimeve që i janë bërë Kosovës, ka qenë shumë e qartë.

“Përgjigjja e BE-së dhe NATO-s në rajonin lindor të Evropës ka qenë shumë e qartë, kështu duhet të trajtohet edhe kërcënimi i sigurisë për Ballkanin Perëndimor”, ka vijuar ai.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH