Kosova

Bill Clintoni kujton bombardimet e NATO-s për çlirimin e Kosovës: Ndërhyrja ushtarake çoi në pavarësinë e vendit në 2008!

Shkruar nga Liberale

Bill Clintoni kujton bombardimet e NATO-s për çlirimin e

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, ka kujtuar ndërhyrjen e NATO-s, 25 vite më parë për çlirimin e Kosovës.

Përmes një video të publikuar të martën në Twitter, Clinton ka kujtuar se si SHBA-ja ka udhëhequr bombardimet e NATO-s, për të larguar forcat paramilitare serbe dhe për t’i dhenë fund represionit e spastrimit etnik ndaj shqiptarëve nga trojet e tyre. 

“Sot po falënderoj për 25 vjet paqe në Kosovë. 25 vjet më parë, Shtetet e Bashkuara udhëhoqën aleatët e NATO-s në një kampanjë ajrore që me sukses përjashtoi forcat serbe, duke i dhënë fund represionit dhe kampanjës për spastrim etnik prej një dekade, duke i dhënë fund luftës në Kosovë.  Veprimi ushtarak ndihmoi në rivendosjen e vetëqeverisjes për krahinën dhe çoi në pavarësinë e Kosovës në 2008”, ka shkruar Clinton.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH