Kosova

BE konfirmon takimin Kurti-Vuçiç, ja kur do të mbahet dhe çfarë do të kenë në fokus

Shkruar nga Liberale

BE konfirmon takimin Kurti-Vuçiç, ja kur do të mbahet dhe

Shërbimi i veprimit të Jashtëm i Bashkimit Evropian (EEAS) ka konfirmuar se përfaqësuesi i lartë, Josep Borrell, do të presë në takim të nivelit të lartë të dialogut, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 26 qershor në Bruksel.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre. Përfaqësuesi i lartë [Josep Borrell] dhe i dërguari i posaçëm, Mirosllav Lajçak, do të kenë takime të ndara me liderët duke nisur nga ora 15:00, për të pasuar me një takim të përbashkët trepalësh. Takimi do të shërbejë për të vlerësuar atë që është arritur në dialog nën udhëheqjen e përfaqësuesit të lartë dhe do të fokusohet në rrugën përpara”, u tha në njoftimin e BE-së.

Borrell pritet që të deklarohet për media pas takimit të së mërkurës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH