Në një tryezë të organizuar nga German School of Kosova, Leadership Foundation dhe Schule Expert, u diskutua në Kosovë për sfidat dhe mundësitë për përmirësimin e arsimit në vend, ku theksi u vu te rëndësia e trajnimeve për mësuesit.
Mungesa e trajnimeve për mësuesit është cilësuar si një nga arsyet kryesore për cilësinë e ulët të arsimit në Kosovë, e cila pasqyrohet edhe në renditjen e dobët të Kosovës, sikurse edhe të Shqipërisë, në testin ndërkombëtar PISA.
Ekspertët e fushës shprehën shqetësimin për mungesën e materialeve dhe burimeve të nevojshme për arsimimin e cilësisë, duke vënë në pah se, megjithatë, trajnimi i stafit mbetet faktori më i rëndësishëm për përmirësimin e rezultateve.
“Asnjë vend nuk ka një zgjidhje të vetme që mund të adoptohet nga të gjithë. Teknologjia ka përfshirë gjithçka në jetën tonë, por po kthehet në një problem për sistemet arsimore. Ka ende shumë punë për të bërë në përmirësimin e rezultateve të arsimit, dhe kjo kërkon më shumë trajnime dhe burime për mësuesit”, tha Andreas Schleicher, Hartuesi i PISA-s.
Nga ana tjetër, Shqipe Kokollari, përfaqësuese e Ministrisë së Arsimit të Kosovës, diskutoi edhe faktorë të tjerë që ndikojnë në cilësinë e arsimit, duke përmendur gjithashtu nevojën për librat dhe materialet e përshtatshme për nxënësit.
“Duke parë statistikat, është e qartë se ka një ndryshim të dukshëm në numrin e studentëve që frekuentojnë universitetet publike dhe ato private në Kosovë. Duhet të analizojmë arsyet pse kjo po ndodh dhe si mund të përmirësojmë situatën”, tha Jorn Rohde, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë:
Keto vleresime u thane ne nje tryezë te organizuar nga nga German School of Kosova, Leadership Foundation dhe Schule Expert me temen “Ndërtimi i së ardhmes së arsimit në Kosovë – mësime nga PISA” e organizuar nga German School of Kosova, Leadership Foundation dhe Schule Expert.