Kosova

"Aleanca euroatlantike", Vjosa Osmani ndan foton me Trump dhe Macron

Shkruar nga Liberale
"Aleanca euroatlantike", Vjosa Osmani ndan foton me Trump dhe Macron

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani mori pjesë në ceremoninë zyrtare të rihapjes së Katedrales Notre Dame në Paris, pas ftesës nga shefi i Elizesë, Emmanuel Macron.

Një njoftim i presidencës në Kosovë tregon se përveç ceremonisë që shënon përfundimin e restaurimit të këtij monumenti 850-vjeçar, pas zjarrit shkatërrues që dëmtoi rëndë katedralen pesë vite më parë, liderët botëror gjithashtu morën pjesë dhe në një darkë të organizuar nga Macron.

Presidentja Osmani postoi një foto me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, dhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron, ku shkruan “Aleanca euroatlantike”.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH