Kosova

Albin Kurti rrëfen për kohën e kaluar në burg

Shkruar nga Liberale

Albin Kurti rrëfen për kohën e kaluar në burg

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte i ftuari i fundit në podcastin e njohur “The Rest is Politics”, i drejtuar nga ish-diplomati Rory Stewart dhe ish-këshilltari i komunikimit të Tony Blair, Alastair Campbell.

Stewart, i cili ka një përvojë të gjatë në Ballkan, ka folur për takimet e tij me Kurtin rreth dy dekada më parë, ndërsa Campbell ka konsultuar në rajon pas karrierës së tij me Blair, duke punuar me personalitete si Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiq.

Kurti, gjatë këtij podcasti, ka ndarë përvojat e tij tragjike të kaluara në burgjet e Serbisë gjatë bombardimeve në Kosovë.

“Në burg kishte kohë të bollshme për të lexuar. Ishte një mjedis ideal për të qenë i përqendruar në libra, larg distraksioneve si telefoni celular apo pije të tjera”, rikujton Kurti.

“Po ashtu, interaksioni im me njerëzit që vinin nga zonat rurale ishte i pavlerësueshëm; më mësoi të organizoj dhe të komunikoj më mirë me njerëzit kur dola lirisht. Nga kjo përvojë lindi ideja për të formuar organizatën që drejtoj sot.”

Gjatë bisedës, Kurti nxori në pah edhe pasojat e rënda fizike të kohës që kaloi në burg.

Ai tha se kishte humbur 30 kilogramë peshë dhe se kishte pësuar tortura të ashpra, të cilat bënë që të humbte ndërgjegjen rreth 40 herë.

“Nuk mendova kurrë se do të mbijetoja për të dalë i gjallë nga ajo burg,” rrëfen Kurti, duke ofruar një dritë të re mbi sfidat dhe përkushtimin e tij ndaj çështjeve të Kosovës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH