Kosova

Albin Kurti pret në takim Sekretaren e Përgjithshme të VEF Elena Kirtcheva

Shkruar nga Liberale

Albin Kurti pret në takim Sekretaren e Përgjithshme të VEF  Elena

Bashkëpunimi sa vjen e bëhet më i ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Forumit Ekonomik të Vjenës (VEF). Për të biseduar për hapat e mëtejmë në drejtim të avancimit të rolit të organizatës dhe për të promovuar bizneset nga Kosova si masë drejt zhvillimit ekonomik, kryeministri, Albin Kurti priti në takim Sekretaren e Përgjithshme të VEF, Elena Kirtcheva.

Gjatë takimit u bisedua rreth mundësisë së avancimit të statusit të organizatës me ndihmën e Kosovës si anëtare e VEF si dhe organizimit të forumit të radhës në Vjenë gjatë nëntorit të këtij viti.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH