Kosova

Akuzohen për veprën penale rrëmbim, arrestohen dy persona

Shkruar nga Liberale

Akuzohen për veprën penale rrëmbim, arrestohen dy persona

Zyrtarët policorë të Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme në asistim të Njësitit për Reagim të Shpejtë, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën rrëmbim.

Sipas policisë së Kosovës arrestimi i të dyshuarve A. K. (18) dhe Y. S., i mitur, ka ardhur si rezultat i një pune intensive hetimore, pas denoncimit të rastit, duke mos dhënë më shumë detaje.

Pjesë e aksionit policor ka qenë edhe bastisja në dy lokacione, ku është sekuestruar një armë e ftohtë (thikë), e cila dyshohet se është përdorë në rast.

Aktualisht hetuesit policorë në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke kryer veprimet e nevojshme procedurale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH