Kosova

Aksidentohet autobusi me shtetas kosovarë në Kroaci, Ministria e Jashtme jep informacion

Shkruar nga Liberale

Aksidentohet autobusi me shtetas kosovarë në Kroaci, Ministria e

Një autobus i linjës Kosovë-Gjermani, ku po udhëtonin 30 shtetas kosovarë është aksidentuar mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur Orashac, në afërsi të Dubrovnikut, Kroaci. 

Sipas informacioneve të para, asnjë nga udhëtarët nuk është lënduar dhe s’ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporës thekson se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Orashac, në afërsi të Dubrovnikut, sonte rreth orës 18:00.

"Lidhur me aksidentin e autobusit nga Kosova në Kroaci, nga informacionet e deritanishme, të marra nga autoritetet kroate, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton opinionin e gjerë se rreth orës 18:00, një autobus me rreth 30 udhëtarë ka pësuar një aksident në vendin e quajtur Orashac, në afërsi të Dubrovnikut.", njofton MPJD.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH