Kosova

A do ta njohë Greqia Kosovën pas votimit në KiE? Basha flet edhe për votimin surprizë të deputetëve të Giorgia Melonit

Shkruar nga Liberale

A do ta njohë Greqia Kosovën pas votimit në KiE? Basha flet edhe

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se i takon politikës në Kosovë dhe kujtdo tjetër që ka marrëdhënie pozitive me Greqinë, të punojnë në drejtim të procesit të njohjes së Kosovës nga vendi fqinj.

Po ashtu Basha shtoi se nuk e priste që deputetë të Partisë së kryeministres së Italisë, Giorgia Melonit, të votonin kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE në Asamblenë Parlamentare.

Vota kundër e Fratelli D’Italia ishte një surprizë sipas kryedemokratit, por shtoi se deputetë të partive të tjera italiane bënë gjënë e duhur, duke votuar pro Kosovës.

Ai tha se duhet të vijojë puna edhe në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Europës në maj, që të “vuloset” anëtarësimi i Kosovës në KiE.  “Te surprizat e pakëndshme disa prej kolegëve të Fratelli D’Italia (partia e Melonit) kishin marrë një drejtim, por nuk prisnin që ata të ishin aq aktiv dhe të votonin kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE. Falë bashkëpunimit të suksesshëm me faktorët e tjerë të Italisë, që bashkuan votën për Kosovën në KiE”.

“Edhe Partia Popullore Europiane bëri punën e vetë. Kemi një parathënie të gjërave që na presin në Komitetin e Ministrave, që mendoj se aparati politik i Kosovës di ti lexojë mirë, për atë që e pret në vendimmarrjen finale atje. Përpjekja për t’i diskutuar të gjitha në të gjitha forumet, nuk është e frytshme”, tha Basha.

Komentet Basha i bëri në një lidhje për Euroneës Albania, ku tha se Greqia ka adoptuar një qëndrim mjaft konstruktiv në raport me Kosovën dhe zhvillimet atje.

Më tej, sipas Bashës, ky qëndrim pozitiv i Greqisë, kulmoi me përgatitjen e raportit për anëtarësimin e Kosovës në KiE, nga motra e kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, Dora Bakojanis.

“Dora Bakojanis ka pranuar që të jetë reporterë në një çështje që askush tjetër nuk do të pranonte ta merrte përsipër. Është futur në mes Kosovës dhe Serbisë në diçka ku deri tani Eskobar, Lajçak dhe të tjerët nuk kanë arritur dot objektivat e vëna vetes së tyre. Dhe ia doli me sukses. Sepse suksesi matet me produktin.”

“Produkti është vota e më shumë se 2/3, 82 % e Asamblesë Parlamentare votoi raporton e saj dhe i hapi rrugë anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës. Se si e arriti është një kombinim i përvojës dhe personalitetit të saj dhe serbët kanë bërë një gabim që kanë menduar se përmes bullizimit do të stepnin Bakojanis. Ajo është një grua e fortë. Kjo nuk ka lidhje me qëndrimin e Greqisë, është një dosje më vete. I takon kryeministrit Kurti dhe kujdo tjetër që është në marrëdhënie pozitive me Greqinë, që të bëj gjithçka për të avancuar njohjen nga Greqia, ndërkohë që Greqia ka adoptuar një qëndrim mjaft konstruktiv në raport me Kosovën dhe zhvillimet atje”, tha Basha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH