Kosova

16 vite shtet i pavarur, Kurti: Kosova u ndërtua me mbështetjen e aleatëve ndërkombëtarë! Qëndrojmë të fortë pavarësisht sfidave

Shkruar nga Liberale

16 vite shtet i pavarur, Kurti: Kosova u ndërtua me mbështetjen e

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje me rastin e Ditës së Pavarësisë. Në fjalën e tij, Kryeministri Albin Kurti u shpreh se Kosova është “shtëpia e përbashkët”, që u ndërtua me mbështetjen e aleatëve.

Më tej Kurti theksoi se shteti po zhvillohet pavarësisht sfidave me të cilat po përballet.

"Pas luftës shkatërruese 1998-1999, në rindërtuam shtëpitë tanë. Me mbështetjen nga aleatët tanë ndërkombëtarë, ne ndërtuam shtëpinë tonë të përbashkët, Republikën e Kosovës. Një Republikë parlamentare e mirëfilltë, me drejtësi e barazi për qytetarët e saj, kontribuese në paqe dhe garanci për paqe. Një shtet që vlerat demokratike, respektimin e të drejtave të njeriut e të gjitha pakicave dhe drejtësinë sociale e solidaritetin, i ka në thelb të çdo kursi politik dhe shoqëror. Një çerek shekulli pas luftës, Republika jonë qëndron e fortë. Ne qëndrojmë krenarë sepse përkundër sfidave, shteti ynë po zhvillohet”, u shpreh Kurti.

Kryeministri i Kosovës uroi të gjithë qytetarët për këtë ditë, ndërsa theksoi se "Kosova ishte, është dhe do të jetë shtëpi e të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim".

"Ashtu sikurse ditën kur u shpall, 16 vite më parë, ashtu edhe sot si dhe cdo ditë më tej, Republika e Kosovës ishte, është dhe do të jetë shtëpi e të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim. Andaj sot festojmë e urojmë e përgëzojmë jo vetëm shqiptarët, por edhe komunitetet joshumicë në Republikën tonë, serbët, boshnjakët, turqit, romët, ashkalinjtë, egjiptianët, goranët, por edhe malazëzët, kroatët etj”, tha kryeministri Kurti.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH