Një krim i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë.
Mediat në Kosovë raportojnë se pas një konflikti në familje, vëllai ka varë me thikë vëllanë. Viktima është identifikuar si Auron Miftari. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Tirana”, në Kompleksin “Ramiz Sadiku”.
Autori i ngjarjes është vënë në pranga, ndërsa policia e Kosovës ende nuk ka dhënë një version zyrtar të ngjarjes.