Bota

“Kemi nevojë për më shumë armë”, Zelensky thirrje aleatëve të tij

Shkruar nga Liberale

“Kemi nevojë për më shumë armë”, Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se vendi i tij mund t’i ndalojë forcat ruse të përparojnë në lindje, nëse aleatët i rrisin furnizimet me armë.

Ai i bëri këto komente në një konferencë për media në Kiev, së bashku me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Rusia ka shënuar fitore të vogla territoriale, por të qëndrueshme, në lindje të Ukrainës, që nga fillimi i këtij viti.

“Ne po bëjmë presion maksimal mbi partnerët tanë për t’i shtuar dërgesat e armëve”, tha Zelensky.

“Nëse ato rriten, ne do të jemi në gjendje t’i ndalojmë [forcat ruse] në lindje”, shtoi ai.

Poll
SHQIPENGLISH